Pamjet e reja që janë shfaqur sugjerojnë se goli i Juventusit kundër Salernitanas u anulua gabimisht, por Lega Serie A insiston se VAR-i mori parasysh pozicionin e Antonio Candrevas.
Të dielën mbrëma u zhvillua ndeshja mes Juventusit dhe Salernitanas, e vlefshme për javën e gjashtë në Serie A.
Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 2:2, por kishte polemika të shumta në fundin e saj.
Pak sekonda para se gjyqtari të fishkëllente për fundin e ndeshjes, Arkadiusz Milik shënoi gol me kokë, pas një harkimi të Juan Cuadrados nga korneri.
Festa ishte e madhe te “Zonja e Vjetër” pasi me këtë gol do të siguroni fitoren, mirëpo goli i sulmuesit polak u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje. Milik nuk ishte “offside”, por Leonardo Bonucci u konsiderua se ishte në “offside” dhe mori pjesë në këtë rast.
Trajneri i Juventusit, Massimilano Allegri, ngriti dyshime pas ndeshjes, ashtu si edhe Bonucci, duke këmbëngulur se Candreva ishte pranë flamurit të këndit dhe për këtë arsye i mbante të gjithë brenda në lojë.
“Sky Sport Italia” publikoi pamjet e kamerës duke sugjeruar se në momentin e goditjes me kokë të Milik, Candreva ishte 2.9 m nga vija e kontaktit dhe Bonucci ishte 3.42 m nga e njëjta pikë.
Sidoqoftë, nga Lega Serie A për “DAZN” u tha se vendimi për pozicionin jashtë loje të Bonuccit mori parasysh edhe pozicionimin nga Candreva.
Duhet theksuar se VAR ka një algoritëm specifik që merr parasysh këndet e kamerës për të llogaritur një pozicion më të saktë në fushë, ndërsa kamerat e “Sky Sport Italia” jo. Sidoqoftë, polemikat rreth këtij rasti po vazhdojnë ende.
#Bonucci a 3.42 metri dalla riga di porta, #Candreva a 2.90 ↔️#Juventus #JuveSalernitana pic.twitter.com/ZxhffyEWcZ— Giovanni Albanese (@GiovaAlbanese) September 11, 2022