Klinë, arrestohet një person pasi dyshohet se dhunoi një vajzë

Klinë, arrestohet një person pasi dyshohet se dhunoi një vajzë

Një person i dyshuar është arrestuar nën dyshimin për dhunimin e një vajzë, raporton Gazeta Enigma.

Rasti ka ndodhur në Klinë dhe është hapur si dhunim.

Policia e ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Related Articles