Sllovaki dhe Ukraina janë duke zhvilluar ndeshjen e tyre në grupe, ku rezultati është 1-1 pas një ore lojë.
Sllovakia shënoi golin në pjesë e parë, me Ivan Schranz që realizoi në minutën e 17’, ndërkohë që Ukraina barazoi rezultatin në pjesën e dytë, ku Mykola Shaparenko shënoi në minutën e 54’.
Dy kombëtaret gjenden në grupin E, bashkë me Rumaninë dhe Blegjikën.
Për momentin Sllovakia kryeson grupin, e ndjekur nga Rumania. /Gazeta Enigma