Sllovenia shënon rekord të rasteve me COVID-19

Sllovenia shënon rekord të rasteve me COVID-19

Sllovenia të martën regjistroi shifër rekorde prej 3.456 rastesh me COVID-19. 44.7 për qind e personave të testuar dolën pozitivë.

Tash për tash janë mbi 29.000 raste aktive me Covid-19 në Slloveni, shtet i vogël me rreth dy milionë banorë. 1.12 milion persona ose rreth 53 për qind janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Ekspertët mjekësorë këtë javë propozuan ashpërsim të masave për tubime, përfshirë orarin më të shkurtër për kafenetë e restorantet dhe punën nga shtëpia për punëtorët e sektorin publik, raportoi televizioni publik.

Kabineti qeveritar pritet që të diskutojë për pandeminë të enjten, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, edhe disa vende tjera evropiane po shënojnë rritje të rasteve me Covid-19. Në gjendje të rëndë janë Rumania, Bullgaria, Ukraina e Rusia.

Related Articles