Sorensen flet me zyrtarin e OKB-së mbi marrëveshjen e Ligjit për të Huajt

Sorensen flet me zyrtarin e OKB-së mbi marrëveshjen e Ligjit për të Huajt

Emisari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, në takimin me zyrtarin e lartë të Kombeve të Bashkuara, Jean-Pierre Lacroix, foli për zhvillimet e fundit në dialog, duke iu referuar marrëveshjes për zbatimin e Ligjit për të Huajt në Kosovë.

“Shkëmbim i mirë me Lacroix mbi zhvillimet e fundit në dialog, frymën konstruktive dhe pragmatike që mundësoi arritjen e marrëveshjes fundjavën e kaluar dhe nevojën për përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023”, tha Sorensen.

Ai shtoi se mezi pret diskutime të mëtejshme në OKB javën e ardhshme.

Related Articles