Sorensen konfirmon nisjen e punës së Komisionit të përbashkët për të pagjeturit

Sorensen konfirmon nisjen e punës së Komisionit të përbashkët për të pagjeturit

Një ditë pas takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel i dërguari i posaçëm për dialog Peter Sorensen ka lëshuar një komunikatë ku konfirmon zhvillimin e parë të takimit trepalësh të Komisionit të përbashkët për të pagjeturit.

Në deklaratën e Sorensenit thuhet se qëllimi i këtij komisionit është të mbikëqyr zbatimin e Deklaratës për të pagjeturit që do të kontribuonte në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur që përfshin edhe personat e zhdukur me dhunë, të ofroj të të vërtetën për familjet dhe të ndihmoj paqen dhe pajtimin e qëndrueshëm.

Ky Komision do të mbështes Grupin punues për personat e pagjetur, që udhëhiqet nga Kryqi i Kuq ndërkombëtarë, duke lehtësuar aktivitetet e palëve në implementim dhe zgjidhjen e mospajtimeve gjatë procesit.  

“Fasilituesi i BE-së, Kosova, Serbia dhe Kryqi i kuq ndërkombëtarë mund ti drejtohen Komisionit me çfarëdo pyetje lidhur me implementimin, aplikimin apo interpretimin e Deklaratës” thuhet në prononcimin e të dërguarit të posaçëm për dialog.

Related Articles