23-vjet janë bërë sot nga masakrat në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër të Komunës së Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë 77 shqiptarë civilë të paarmatosur.
Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Foshnja më e vogël ishte gjashtëmuajshe, ndërsa personi më i moshuar ishte 75-vjeç.
Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.
Me këtë rast presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca do të bëjnë homazhe për të kujtuar jetën dhe veprën e tyre. / Gazeta Enigma.