Pas shkarkimit të Ardita Sinanit nga posti i kryetares së Preshëves, ka reaguar ish deputeti shqiptar Shaip Kamber, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se humbës janë ata që e shkarkuan, e jo Ardita Sinani.
“Ata, jo Ti, sot humbën gjithçka bashkë me nderin. Por besoj se mbetet pupulli ai që më së miri e din peshën e hipokrizisë, vetmashtrimit e respektit dinjitoz që ata kanë për gënjeshtrën”, tha ai.
Kuvendi komunal në Preshevë, të hënën me 20 vota pro ka shkarkuar Ardita Sinanin nga pozita e kryetares së Komunës së Preshevës në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur sot.
Sinani madje kishte kërkuar që kjo seancë të shtyhej, për shkak të vizitës së saj zyrtare në Kosovë.
Megjithatë, Kuvendi u mbajt, por shkarkimi i Sinanit u kundërshtua.
Ajo zgjodhi Facebookun për të falendëruar përkrahësit.
“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. Në Luginë, në Kosovë, në Shqipëri, në Mergatë. Bashkërisht do ta përmirësojmë degradimin e politikës shqiptare në Luginën e Preshevës” ka shkruar ajo. / Gazeta Enigma.