Sot bëhen 26 vite nga masakra e Lybeniqit

Sot bëhen 26 vite nga masakra e Lybeniqit

Sot bëhen 26 vite nga masakra e Lybeniqit, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë. Mëngjesin e 1 prillit 1999, forcat paramilitare serbe, të drejtuara nga grupi  “Çakejt”, kryen një masakër të tmerrshme ndaj popullsisë civile të këtij fshati.

Më shumë se 80 shqiptarë u ekzekutuan pa mëshirë, mes tyre burra, gra dhe fëmijë të vegjël. Dëshmitarët rrëfejnë skena makabre të dhunës dhe mizorisë së paparë, ndërsa shumë familje u shuan tërësisht.

Masakra e Lybeniqit mbetet një nga aktet më të rënda të gjenocidit serb ndaj popullit të Kosovës. Çdo vit, familjarët e viktimave dhe institucionet shtetërore organizojnë homazhe në kujtim të jetëve të pafajshme të humbura.

Related Articles