Sot, dita e shtatë e Euro 2020

Sot, dita e shtatë e Euro 2020

Në kuadër të ditës së sotme, të shtatës me radhë, në program janë tri ndeshje. Dy nga to zhvillohen në kuadër të grupit C dhe njëra në kuadër të Grupi B, shkruan Gazeta Enigma.

Ndeshjet e grupit C, Ukrainë – Maqedoni e Veriut dhe Holandë – Austri, të cilat zhvillohen nga ora 15:00 përkatësisht 21:00, mbyllin siparin e xhiros së dytë të grupit C, të cilat mund të sqarojnë shumë gjëra sa i përket renditjes dhe fazës mëtejme të ekipeve përfaqësuese në kuadër të këtij grupi.

Ndeshja e tretë, e cila do të zhvillohet sot, sipas programit të paraparë paraprakisht nga UEFA, është ajo që zhvillohet mes rivalëve fqinjë, Danimarkë – Belgjikë. Kujtojmë që asnjëri nga rezultatet evetuale të këtij takimi nuk e përjashton Danimarkën nga kompeticioni, pasi tri skuadra aktualisht kanë nga 3 pikë, mirëpo dy nga to tashmë kanë zhvilluar nga dy takime të ndërsjella.

Edhe humbja eventuale, që është e pritshme marrë parasysh kualitetin aktual të lojës së Belgjikës, e lë të hapur opcionin e Danimarkës për xhiron e fundit ndaj Russisë, porse në atë rast e lë të varur nga fitorja si opcion i vetëm, madje me kusht që edhe Finlanda të pësonte nga Belgjika në xhiron e tretë.

Ndërsa, në kuadër të grupit B situata në tabelë është paksa më ndryshe pasi të dy qiftet e sotme rivale kanë nga 3 përkatësisht “zero” pikë, dhe se, pavarësisht rezultateve të të dyja takimeve, opcionet mbeten të hapura për ndeshjet e fundit të raundit paraeliminator apo fazës së grupeve.

Grupi B – Xhiroja 2

Finlandë – Russi 0 – 1

Denmark – Belgjikë 18:00

Tabela

  1. Belgjika               1 – 1 – 0 – 0 – 3
  2. Russia                  2 – 1 – 0 – 1 – 3
  3. Finlanda              2 – 1 – 0 – 1 – 3
  4. Danimarka          1 – 0 – 0 – 1 – 0

Grupi C

Ukrainë – Maqedoni e V.

Holandë – Austri

Tabela

  1. Austria – 3
  2. Holanda – 3
  3. Ukraina – 0
  4. MAqedoni e V. – 0

Related Articles