Sot është dita e fundit për aplikimin e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit

Sot është dita e fundit për aplikimin e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit

Dita e sotme, është dita e fundit që subjektet politike mund të aplikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta Enigma.

Nga KQZ-ja kanë njoftuar se kanë afat edhe sot deri në orën 16:00 për këtë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi për Gazetën Enigma ka theksuar se deri dje në orën 13:00 kanë pranuar aplikimet nga 5 subjekte politike, prej tyre 4 parti dhe 1 iniciativë qytetare.

“Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 122 kandidatë.  Subjektet politike që kanë paraqitur aplikimin e tyre janë: 1.Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) – 35 kandidatë; 2.Jednstvena Goranska Partija (JGP) – 29 kandidatë; 3.Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) – 35 kandidatë; 4.Srpska Demokratija (SD) – 13 kandidatë; dhe 5.Narodna Pravda – 10 kandidatë;”, thekson Elezi. / Gazeta Enigma.

Related Articles