Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha për regjistrimin e Votuesve me Nevoja të Veçanta për votim në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje KQZ ka njoftuar për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të Kosovës, në ditën e zgjedhjeve.
Sipas tyre procesi i regjistrimit dhe evidentimit ka filluar për votuesit me nevoja dhe rrethana të veçanta, ndërkaq për votuesit me lëvizje të kufiuar në institucione do të fillojë më 15 shtator.
“Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta, 7 shtator – 7 tetor 2025: Votues me nevoja të veçanta, konsiderohen votuesit me zotësi juridike që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në vendvotim, për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose çfarëdo paaftësie tjetër. Regjistrimi i këtyre votuesve mund të bëhet përmes platformës elektronike https://vpnv.kqz-ks.org ose fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi”.
“Regjistrimi i votuesve në rrethana të veçanta, 7 shtator – 7 tetor 2025: Votues në rrethana të veçanta konsiderohen votuesit që për shkaqe sigurie dhe votusit që janë në arrest shtëpiak nuk mund të votojnë në vendovitimin e tyre të caktuar. Registrimi i votuesve që për shkaqe sigurie nuk mund të votojnë në vendvotim bëhet përmes platfomës elektronike të KQZ-së https://vpnv.kqz-ks.org si dhe duke kërkuar asistimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi, ndërkaq, KQZ në bashkëpunim me institucionet përkatëse bën evidentimin e qytetarëve me të drejtë vote që ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak”.
“Regjistrimi dhe evidentimi i votuesve me lëvizje të kufizuar në institucione do të fillojë më 15 shator dhe do të përfundojë më 2 tetor 2025. Votues në institucione konsiderohen votuesit me zotësi juridike, me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion: votuesit në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara për të moshuarit, personat në trajtim në institucionet e shëndetit mendor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit. KQZ në bashkëpunim me institucione relevante bën evidentimin e këtyre votuesve”.
“Votuesit me lëvizje të kufiziuar në institucione dhe të evidentuar prej tyre konsiderohen si votues të regjistruar, ndërkaq votuesit që ndodhen në institucione të hospitalizimit, shtëpitë e të moshuarëve dhe strehimoret për mbrojtjen e viktimave, mund të regjistrohen edhe individulisht përmes platformës elektornike https://vpnv.kqz-ks.org”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.