Anëtarja e NATO-s, Turqia, e cila ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën do të jetë sërish mikpritëse e raundit të bisedimeve Rusi-Ukrainë.
Delegacionet e Rusisë dhe të Ukrainës do të takohen përsëri në Turqi për bisedime të drejtpërdrejta, tha negociatori ukrainas David Arakhamia.
“Gjatë një raundi tjetër negociatash me video, u vendos që raundi tjetër i takimit të drejtpërdrejtë të të dy delegacioneve të zhvillohet në Turqi në datat 28-30 mars”, shkroi Arakhamia në Facebook.
Ndryshe, në Turqi ishin zhvilluar më parë (10.03) bisedime të nivelit të lartë midis ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe të Rusisë, të cilat përfunduan pa ndonjë përparim.
Njoftimi për takimin vjen pas dy javësh bisedime online dhe disa raunde bisedimesh të drejtpërdrejta, të cilat nga pala ukrainase janë cilësuar si “shumë të vështira”.