Sot, (15 qershor) do të hapen sallat e dasmave, sipas kryetarit të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva.
Sogojeva tha se të martën do të dalin edhe me një manual se si do të lejohen mbajtja e ahengjeve.
Ai në një intervistë tha se pritet që sot të dalin me një konferencë të përbashkët edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për hapjen e kësaj veprimtarie.
“Sipas informatave që i kemi do të thotë grupet punuese janë duke punuar, do të thotë i kam dy përfaqësues të Odës dhe përfaqësuesit e ministrisë, dhe sipas informatave kemi edhe prej kryeministrisë janë duke punuar në manual, sot zyrtarizohet manuali dhe prej sot do të filloj edhe të punoj edhe ky sektor”, tha Sogojeva.
“Sipas informatave që i kemi ne sot ndoshta do të dalim edhe me një konferencë të përbashkët me ministrinë për hapjen e kësaj veprimtarie”, përfundoi Sogojeva.