Produktet nga Kosova që mësyjnë tregun amerikan, prej sot do të përballen me tarifë prej 10 për qind, pas hyrjes në fuqi të vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për tarifat gjithëpërfshirëse.
Kosova është në mesin e më shumë se 90 shteteve ndaj të cilave u vendos tarifë nga Amerika.
Kjo tarifë nënkupton që kompanitë që shesin mallra në SHBA duhet të paguajnë taksë prej 10 për qind në shtetin amerikan.
Kosova ishte paralajmëruar qysh më herët se do të jetë pjesë e kësaj liste. E SHBA-ja nuk dha sinjale as pak ditë më parë nëse do të veprojë njëjtë si Kosova, që ia hoqi tarifën në importe më 1 gusht. Ambasada e SHBA-së në Kosovë më 5 gusht u shpreh se e mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e tarifës prej 10 për qind për mallrat amerikane që futen në Kosovë, por s’tregoi nëse këtë do ta bëjë edhe SHBA-ja ndaj Kosovës. / Gazeta Enigma.