Sot inaugurohet objekti i ri për Prodhimin e Dokumenteve

Sot inaugurohet objekti i ri për Prodhimin e Dokumenteve

Ministria e Punëve të Brendshme, sot zyrtarisht do të inaugurojë objektin e ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumente, i cili është në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.

Në inaugurimin e objektit do të marrë pjesë kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe u.d drejtori i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj.

Ceremonia do të mbahet në objektin e ish-Rilindjes, në ora 08:30. / Gazeta Enigma.

Related Articles