Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën pritet të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimin për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe përfaqësive diplomatike, raporton Gazeta Enigma.
Takimi është njoftuar të fillojë në orën 13:30
Në rend të ditës është po ashtu shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e ekipeve të numërimit në qendrat komunale të numërimit.
Ky është rendi i plotë i ditës:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr.60/2025
3. Aktivitetet e Zyrës
3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtar dhe
përfaqësive diplomatike në Republikën e Kosovës.
4. Këshillat e KQZ-së
4.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore
4.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurës të Veprimit në Qendrën Komunale të Numërimit për
Zgjedhjet Lokale 2025
4.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit për Zgjedhjet Lokale 2025
5. Të ndryshme