Kanë mbetur edhe tre vende të lira në Euro 2024 dhe këto tre vende do të plotësohen sot ku zhvillohen tre finale.
Uells-Poloni, Ukrainë-Islandë dhe Gjeorgji-Greqi janë tre finalet e ‘Play-off’-it të Ligës së Kombeve, ku do të përcaktohen tre skuadrat e fundit që do të luajnë në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Gjermani duke nisur nga 14 qershori.
Finalja e Ligës A sjell një përballje titanësh, mes Uellsin që do të presë Poloninë. Uellsi eliminoi në gjysmëfinale Finlandën pa probleme, ndërkohë që në anën tjetër polakët shpartalluan 5-1 Estoninë, duke mos e vënë në dyshim kalimin më tej. Kujtojmë se fituesja e këtij çifti do të vendoset në grupin D me Holandën, Austrinë dhe Francën.
Ukraina, pasi eliminoi në mënyrë dramatike Bosnjën në Sarajevë, duke përmbushur shifrat vetëm në pesë minuta e fundit tani do të matë forcat me Islandën. Vikingët eliminuan Izraelin në gjysmëfinale e nuk duhen nënvlerësuar. Ndeshja do të luhet në Poloni, për shkak të situatës në Ukrainë. Me interes presin edhe Belgjika, Sllovakia dhe Rumania, për të mësuar kundërshtarin që do të kenë përballë në grupin E, ku do të bashkohet fituesja e ndeshjes Ukrainë-Islandë.
Greqia do të vizitojë Tibilisin, ku do të matë forcat me Gjeorgjinë, në finalen e Ligës C. Helenët fituan me rezultat të thellë 5-0 ndaj Kazakistanit në ndeshjen e së enjtes, ndërsa Gjeorgjia fitoi 2-0 ndaj Luksemburgut. Skuadra që do të triumfojë mes Greqisë dhe Gjeorgjisë do të luajë në Evropian me Portugalinë, Çekinë dhe Turqinë në Ligën F.