Drita dhe Prishtina sot do të zbresin në fushë për të zhvilluar ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor.
Ndeshja e mbetur pa u zhvilluar nga xhiro 13, do të luhet sot në Gjilan me fillim nga ora 13:00.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita kërkon këndellje pasi ka katër ndeshje në Superligë pa fitore.
Në anën tjetër Prishtina pasi i dha fund serisë negative të rezultateve, kërkon të vazhdojë me fitore edhe në sfidën ndaj Dritës.
Drita aktualisht zë pozitën e pestë në tabelë me 26 pikë, derisa Prishtina është e dyta me 30 sosh.
