Sot mbahet shqyrtimi kryesor në gjykatë për sulmin fizik të Molliqajt ndaj Abazit

Sot mbahet shqyrtimi kryesor në gjykatë për sulmin fizik të Molliqajt ndaj Abazit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën – do të mbahet shqyrtimi kryesor për rastin e sulmit fizik të Dardan Molliqajt ndaj Haki Abazit.

Gjatë një debati televiziv të “T7”, diskutimi kishte dalë jashtë kontrollit në mes Haki Abazit atëherë kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Dardan Molliqajt kandidat për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD.

Pas debatit i cili kishte përfunduar me fyerje, ishte raportuar se Molliqaj e ka sulmuar Abazin.

Më vonë ishin publikuar edhe lajmet e kamerave. /Gazeta Enigma/

Related Articles