Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, duke filluar nga ora 09:00 shqyrton sot Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2024, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit.
Më pas, nga ora 10:00 pason Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë -opinion rreth propozim-buxhetit të detajuar të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë për 2024.
E Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nga ora 11:00 shqyrton raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2022.