Sot mblidhet Komisioni për Integrime për ta shqyrtuar Projektligjin për fondet e BE-së

Sot mblidhet Komisioni për Integrime për ta shqyrtuar Projektligjin për fondet e BE-së

Sot mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane, ku do të shqyrtohet një prej projektligjeve shumë të rëndësishme, ai me BE-në për Planin e Rritjes.

Kjo është konfirmuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, ku tregohet se kjo mbledhje do të mbahet në orën 12:00

Sipas njoftimit Komisioni “Do të shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje”.

Miratimi i këtij Projektligji në Kuvendin e Kosovës është shtyrë për shkak të bllokadës politike 1 vjeçare dhe janë gjithsejtë 882 milionë euro që Kosova pritet t’i marrë nga kjo marrëveshje me BE-në.

Related Articles