Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot nga ora 13:30 mban mbledhjen e radhës.
Në rendin e ditës janë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndryshimin e lokacionit të Qendrave të Votimit në Leposaviq, e shqyrtimi dhe miratimi i Këshillave të Vendvotimeve për vendvotimet e rregullta, me kusht dhe ekipet e numërimit në QKN.
Pikat e rendit të ditës:
- Hyrje: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr. 08/2025Këshillat e KQZ
- Këshilli për Operacione Zgjedhore
- Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndryshimin e lokacionit të Qendrave të Votimit 1211, 1207 dhe 1210, në komunën Leposaviq
- Shqyrtimi dhe miratimi i Këshillave të Vendvotimeve për vendvotimet e rregullta, me kusht dhe ekipet e numërimit në QKN
- Shqyrtimi dhe miratimi i Këshillave të Vendvotimeve në Përfaqësi Diplomatike
- Këshilli për Buxhet dhe Financa
- Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetorë Financiar i KQZ-së për vitin 2024,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetorë të Derivate për vitin 2024,
- Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë
- Të ndryshme