Sot mblidhet sërish Kuvendi – Çka pritet të ndodhë?

Sot mblidhet sërish Kuvendi – Çka pritet të ndodhë?

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot për të tentuar edhe njëherë emërimin e kryeparlamentarit, shkruan Gazeta Enigma.

Deputetët e konistituar pritet që të mblidhen nga ora 15:00.

Nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, të shtunën u propozua për kryeparlamentare ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Megjithatë, e njëjta nuk arriti që të emërohet në këtë pozitë, pasi nuk i pati votat e mjaftueshme.

Propozimi që Albulena Haxhiu të marrë postin e kryeparlamentares në legjislaturën e nëntë mori votat e Lëvizjes Vetëvendosje, të gjithë deputetëve të pakicave joserbe përveç Duda Bales dhe Veton Berishës.

Me 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime.

Pro zgjedhjes së Haxhiut si kryeparlamentare votoi edhe Nenad Rashiq, partia e së cilit ka siguruar një nga dhjetë ulëset që u takojnë përfaqësuesve të komunitetit serb.

Kundër zgjedhjes së Haxhiut votuan deputetët e zgjedhur të LDK-së, ndërsa ata të Nismës Socialdemokrate abstenuan.

Ndërkohë, PDK-ja, Lista Serbe dhe disa deputetë të AAK-së s’morën pjesë në votim

Related Articles