Sot në Komisionin për Buxhet pritet të raportojnë Murati dhe ASK-ja

Sot në Komisionin për Buxhet pritet të raportojnë Murati dhe ASK-ja

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nga ora 13:30 do ta mbajë mbledhjen e radhës ku pritet raportimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Gjatë mbledhjes së këtij komisioni pritet që të raportojnë edhe përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë.

Kujtojmë se regjistrimi i popullsisë pritet të nisë më 1 nëntor, pasi i njëjti është shtyrë nga ana e Qeverisë së Kosovës në gusht të këtij viti.

Related Articles