Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se sot, nga ora 12:00, tifozët do të kenë mundësi të blejnë bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki në mënyrë elektronike.
Numri i biletave në dispozicion është 1139 copë, përkatësisht në tribunat V 101 – V 103, transmeton Klankosova.tv.
Këto tribuna u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion.
“Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’u vihet në dispozicion sportdashësve tanë. Shitja e biletave do të jetë vetëm online në faqen al.ebileta.al”, thuhet në njoftim.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë do të zhvillohet të enjten duke filluar ora 20:45.