Sot nënshkruhet marrëveshja mes KEK dhe kompanisë amerikane General Electric, merr pjesë edhe Kurti

Sot nënshkruhet marrëveshja mes KEK dhe kompanisë amerikane General Electric, merr pjesë edhe Kurti

Sot do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës dhe kompanisë amerikane General Electric (GE) për Modernizimin e Turbinave me Avull të Termocentralit Kosova B.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ka bërë me dije Zyra e Kryeministrit.

Ceremonia do të mbahet nga ora 13:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës dhe kompanisë amerikane General Electric (GE) për Modernizimin e Turbinave me Avull të Termocentralit Kosova B”, thuhet në njoftim.

Related Articles