Sot prej orës 10:30 do të nis Kampionati Evropian i Hapur në xhudo, që për herë të parë organizohet në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Të shtunën është hedhur edhe shorti, dhe dy kampionet tona olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që garojnë në kategorinë -57 kg, mund të përballen mes vete vetëm nëse kualifikohen në finale, natyrisht nëse kalojnë pengesat e mëdha në çerekfinale dhe gjysmëfinale.
Në kategorinë e meshkujve (-57 kg), short më i vështirë është për Akil Gjakovën dhe Dardan Cenën, të cilët për të hyrë në zonën e medaljeve, mund të përballen me medalistë botërorë e olimpikë.
KOK fton gjithë tifozët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të qenë të pranishëm në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, për t’iu dhënë përkrahjen e madhe garuesve tanë. /GAZETA ENIGMA/