Sot pritet të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Sot pritet të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura 9 shkurt 2025.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi, duke theksuar se KQZ nesër do të mbajë mbledhjen e radhës dhe se në rend dite është edhe shpallja e rezultateve.

“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 15 mars 2025, ora 16:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedheve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025”, tha Elezi.

Related Articles