Sot pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës për 15%

Sot pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës për 15%

Zyra e Rregullatorit të Energjisë të premten do të mbajë mbledhjen në të cilën pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës për 15 përqind, raporton Gazeta Enigma.

Mbledhja do të mbahet në orën 10:00 dhe në rend dite janë shtatë pika.

Vendimi për shtrenjtimin e rrymës nëse merret sot pritet të hyjë në fuqi nga 1 maji.

RENDI I DITËS:

Mbledhja e tretë (III) e Bordit të ZRRE-së për vitin 2025:

  1. Miratimi i Rendit të Ditës;
  2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;
  3. Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per OST/OT;
  4. Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per OSSH;
  5. Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per FSHU;
  6. Shqyrtimi i Ankesave të Konsumatorëve;

Related Articles