Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka përfunduar numërimin e votave me postë, raporton Gazeta Enigma.
Bazuat në këto të dhëna, Lëvizja Vetëvendosje i ka 31 mijë e 963 vota, apo 51.57 për qind;
E dyta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës, që i mori 18 mijë e 933 vota, apo 30.55 për qind;
Në vendin e tretë është renditur Partia Demokratike e Kosovës me 5 mijë e 878 vota, apo 9.48 për qind;
Kurse, koalicioni AAK-Nisma, i ka tubuar 2 mijë vota apo 3.23 për qind e votave me postë.
KQZ-ja do të vazhdojë me numërimin e votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta.