Sot shpallet aktgjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Sot shpallet aktgjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të shpallë sot aktgjykimin për rastin e vrasjes së politikanit opozitar serb, Oliver Ivanoviq, kundër pesë personave që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon për ndihmë dhe organizim të atentatit.

Ivanoviq është vrarë më 16 janar të vitit 2018, para objektit të partisë së tij në Mitrovicë të Veriut.

Të akuzuar janë Nedelko Spasojeviq, ish-polic; Marko Roshiq, qytetar i Mitrovicës së Veriut; Sillvana Arsoviq, sekretare e Ivanoviqit; Dragisha Markoviq, ish-polic, dhe Zharko Jovanoviq, ish-polic.

Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm dhe, gjithashtu, janë mbrojtur në liri. / Gazeta Enigma.

Related Articles