Partitë politike të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, sot do të tërheqin numrat e tyre për renditje në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00”, ka njoftuar Elezi.
Sipas Elezit “tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, do të bëhet duke krijuar kushte të barabarta për të gjitha subjektet politike dhe trasparencë të plotë”. / Gazeta Enigma.