Sot në Mal të Zi mbahet takimi vjetor i krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brionit, ku Kosova do të përfaqësohet nga Kosova, raporton Gazeta Enigma.
E para e vendit dje në Mal të Zi ka takuar presidentin kroat Zoran Milanoviq. Gjatë takimit me Milanoviqin, Osmani është shprehur mirënjohëse për mbështetjen e tij për një Kosovë të fortë, të sigurt dhe të përkushtuar drejt së ardhmes euroatlantike.
Ndryshe Samiti i Procesit Bërdo-Brioni këtë vit mbahet në Mal të Zi, ku të pranishmit do të diskutojnë mbi zgjerimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Procesi Bërdo- Brionit është një mbledhje shumëpalëshe e përvitshme e krerëve të shteteve në Ballkanin Perëndimor./ Gazeta Enigma.