Sot takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për targat

Sot takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për targat

Sot dhe të enjten në Bruksel do të zhvillohen takimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, në përpjekje për të gjendur zgjidhje për targat e makinave të Kosovës dhe Serbisë.

Fillimisht do të takohen grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë, që janë krijuar për këtë çështje.

Më 21 prill, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, po ashtu pritet të takohen me ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Diplomatët në BE i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk dëshirojnë të shohin tensione në pikat kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, siç kishin parë shtatorin e vitit të kaluar. Prandaj, ata kanë bërë thirrje që të shfrytëzohen këto takime të fundit që të arrihet një marrëveshje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 18 prill se për Kosovën, është i padiskutueshëm dhe panegociueshëm “parimi i reciprocitetit si thelb i çfarëdo zgjidhjeje të ardhshme” për çështjen e targave.

Related Articles