Sot varrosen babë e bir që u vranë në rastin tragjik në Gjilan

Sot varrosen babë e bir që u vranë në rastin tragjik në Gjilan

Selami dhe Edmond Hasani – babë e bir – që ishin dy nga viktimat në vrasjen e trefishtë në Gjilan, do varrosen sot në varrezat e Gjilanit, pas namazit të Ikindisë.

Njoftimi u bë nga familjarët e viktimave, ndërkohë që edhe dhëndri i tyre, Abedin Hoxha, i cili mbeti i vrarë, do varroset në të njëjtën kohë, në Kopërnicë.

I dyshuari kryesor, Mefail Shkodra, bashkë me dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra, janë ende në arrati.

Related Articles