Sot do të bëhet varrimi i punëtorit që vdiq pasi u aksidentua në vendin e punës në Mitrovicë.
Sipas njoftimit të familjarëve, ai do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e lagjes Shipol të Mitrovicës.
E.G, të enjten, teksa po punonte në Mitrovicë, i ndjeri Gllogovci kishte rënë bashkë me liftin që përdoret për bartjen e materialit.
Në vendin e punës kishte shkuar autoambulanca për ta marrë të lënduarin, i cili u dërgua menjëherë në spital.
Sipas mjekëve, ai kishte pësuar tronditje të mëdha në kokë si dhe kishte pasur shumë plagë në trup.