Gjatë ditës së sotme Dhomat e Specializuara të Kosovës vazhdojnë gjykimin ndaj Pjetër Shalës.
Seanca ndaj Pjetër Shalës pritet të nis nga ora 9:30 sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Gjatë ditës, tre dëshmitarë pritet të japin dëshmitë e tyre përmes video-lidhjes.
Pjetër Shala pretendohet se ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i stacionuar në Kukës, Shqipëri. Krimet për të cilat akuzohet Shala thuhet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Gjykimi filloi më 21 shkurt 2023. Në këtë çështje janë 8 viktima pjesëmarrëse.
Gjatë javë së kaluar, Mbrojtja e Pjetër Shalës e ka dorëzuar dosjen paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë