Sot vazhdon seanca e shtatë për konstituimin e Kuvendit

Sot vazhdon seanca e shtatë për konstituimin e Kuvendit

Këtë të diel do të vazhdojë seanca e shtatë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas njoftimit për media, seanca do të mbahet nga ora 10:00 në Sallën Plenare.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nëpërmjet letrës drejtuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari, më 16 prill, tashmë u ka ofruar përfaqësuesve të partive mundësinë për takime, duke shprehur gatishmërinë e plotë për konsultime lidhur me situatën në Kuvend, kurdo që ata e shohin të nevojshme.

Kujtojmë se sot përfundon edhe afati kushtetues prej 30 ditësh, që nis nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për formimin e institucioneve të reja. /Gazeta Enigma/

Related Articles