Sot rikthehet Liga e Kampionëve me dy përballje të mëdha që do të vendosin çiftet gjysmëfinaliste për sezonin 2025/2026.
Bayern Munich do të presë Real Madrid në “Allianz Arena”, ndërsa në ndeshjen tjetër Arsenal do të luajë në shtëpi ndaj Sporting CP në “Emirates Stadium”.
Në duelin e parë, “Los Blancos” synojnë përmbysjen e rezultatit pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabéu”. Misioni për skuadrën e drejtuar nga Álvaro Arbeloa pritet të jetë i vështirë, por ndeshja po konsiderohet vendimtare për sezonin e tyre, duke pasur parasysh edhe dështimet në kampionat dhe kupë.
Ndërkohë, Arsenali zbret në fushë me avantazhin e fitores minimale 1-0 nga ndeshja e parë dhe me mbështetjen e tifozëve në Londër. Pavarësisht luhatjeve të fundit në formë në Ligën Premier, ekipi i Mikel Arteta shihet si favorit për kualifikim në fazën tjetër.
Kujtojmë se një ditë më parë, Atlético Madrid dhe Paris Saint-Germain siguruan kalimin në gjysmëfinale pasi eliminuan FC Barcelona dhe Liverpool.
Të dyja ndeshjet e sotme fillojnë në orën 21:00.
