Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë, Dukagjini – Prishtina, Malisheva – Feronikeli

Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligë, Dukagjini – Prishtina, Malisheva – Feronikeli

Superliga e Kosovës në futboll sot na sjellë dy ndeshje interesante, Dukagjini – Prishtina dhe Malisheva – Feronikeli që luhen në kuadër të xhiros së 23-të në Superligë.

Dukagjini në këtë ndeshje vjen pas fitores së lehtë ndaj Feronikelit, kurse Prishtina në këtë ndeshje vjen pas barazimit ndaj Gjilanit.

Dukagjini pozicionohet në vendin e nëntë me 21 pikë, vend që e dërgon në Ligën e Parë. Për skuadrën nga Klina kjo përballje është e rëndësishme, pasi në rast të humbjes do t’ia vështirësonte punët vetës.

Prishtina është në krizë të rezultateve pasi në pesë ndeshjet e fundit i ka tri humbje dhe dy barazime.

Malisheva pritet të ketë punë të lehtë ndaj Feronikelit i cili luan pa shpresë në këtë sezon.

Të dy ndeshjet luhen nga ora 13:00./GazetaEnigma/

Related Articles