Spalletti: Kemi luftuar për këtë kënaqësi

Spalletti: Kemi luftuar për këtë kënaqësi

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, ka thënë pas titullit të fituar se skuadra e tij ka luftuar për ta përjetuar këtë kënaqësi.

Ai ka shtuar po ashtu se duhet ende shumë punë për t’u bërë.

“T’i shohësh njerëzit e Napolit me buzëqeshje dhe të kënaqur, është emocioni më i madh për mua. Ka njerëz këtu që kanë kaluar nëpër momente të vështira, por ata jetojnë për të kujtuar momente të tilla. Këta njerëz meritojnë gjithë kënaqësinë. Ndihem më i relaksuar që u kam dhuruar atyre këtë kënaqësi. Këta tifozë kanë parë trajnerë të mëdhenj që kanë shkuar e kanë ardhur. Ata kanë parë Diego Armando Maradonan. Dëgjoj trajnerë që thonë se është sezoni i tretë së bashku, por presioni është të fitosh. Objektivi jonë kryesor ka qenë të arrijmë vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve. Kam nxjerrë maksimumin e këtyre lojtarëve dhe e kam ndërtuar mentalitetin për të vazhduar deri në fund. Benitez, Ancelotti, Sarri me futbollin më të mirë në Itali, Gattuso i cili ka fituar Kupën e Italisë ka kaluar te ky klub, por për çfarë po vij unë këtu? Ne duhej të fitonim”, ka thënë Spalletti.

Related Articles