Spanja tregohet shumë e ‘fortë’ për Kroacinë

Spanja tregohet shumë e ‘fortë’ për Kroacinë

Spanja e ka nisur me fitore të madhe Kampionatin Evropian.

“Furia e Kuqe” triumfoi 3:0 ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë të grupit B.

Të tre golat u shënuan në pjesën e parë.

Alvaro Morata shënoi në minutën e 29-të të ndeshjes, kurse tre minuta më vonë Fabian Ruiz dyfishoi epërsinë.

Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Carvajal realizoi pas asistimit nga Lamine Yamal për epilogun e këtij takimi.

Lamine Yamal theu rekord në këtë ndeshje, pasi që u bë lojtari më i ri që paraqitet në një Kampionat Evropian, si 16 vjeçar.

Kësisoj, Spanja tani i prin grupit B me tri pikë, teksa prej orës 21:00, Shqipëria do të luajë përballë Italisë.

Related Articles