Kombëtarja e Spanjës ka mposhtur francezët vendas në finalen e Lojërave Olimpike “Paris 2024” në futboll, në një ndeshje tejet dramatike ku u shënuan plotë tetë gola.
Ndeshja fillimisht përfundoi 3-1 në favor të Spanjës në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë nga Franca, duke bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime.
Më pas, në vazhdime Spanja u tregua më e mirë, duke shënuar edhe dy gola të tjerë.
Spanja shpallet kampione në Olimpiadë, ndërkohë që më herët këtë vit u shpall edhe kampione e Evropës. /Gazeta Enigma