Spanja ka mposhtur Italinë në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B në “Euro 2024” për të siguruar plasmanin në 1/8 e finales nga ky grup.
Autogoli i Riccardo Calafiori në minutën e 55-të i mjaftoi Spanjës për fitoren 1:0 dhe trepikëshin e dytë, pas fitores ndaj Kroacisë në xhiron e parë.
Në xhiron e tretë, Spanja përballet me Shqipërinë. Në anën tjetër, Italia luan me Kroacinë.
Në tabelë, Spanja ka gjashtë pikë në pozitën e parë. Italia ngel në tri pikë. Shqipëria dhe Kroacia kanë nga një në dy pozitat e fundit.
Tutje kalojnë direkt dy pozitat e para, dhe nga gjashtë grupet në “Euro 2024” kalojnë tutje katër ekipet me bilancin më të mirë ndër vendet e treta.