Specialja: Dëshmitari i 70-të, pjesëtar i LDK-së, me duar të lidhura ishte kërcënuar e rrahur

Specialja: Dëshmitari i 70-të, pjesëtar i LDK-së, me duar të lidhura ishte kërcënuar e rrahur

Prokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) James Pace, në seancën e mbajtur të hënën, në rastin e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka folur lidhur me dëshminë e dëshmitarit të 70-të. 

Ai ka thënë se ai ka qenë pjesëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe se bashkë më një person tjetër janë mbajtur të ndaluar e me duar të lidhura janë maltretuar e rrahur. 

“Dëshmitari 03170 ishte pjesëtar i LDK-së që është arrestuar së bashku me një person tjetër. Gjatë transferimit në një prej vendeve ku këta persona janë ndaluar, duart e dëshmitarit 03170, dhe të personit tjetër iu lidhën dhe ata janë kërcënuar dhe rrahur”, ka theksuar Pace.

Pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, u arrestuan më 4 e 5 nëntor 2020. Ata janë deklaruar të pafajshëm në akuzat e prokurorisë, raporton Koha.

Në bazë të aktakuzës së ZPS-së e publikuar në shkurt të vitit 2023, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me rreth 100 vrasje, pastaj për tortura e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi gjatë periudhës 1998-1999. Sipas ZPS-së, të akuzuarit kanë qenë në dijeni apo është dashur të jenë në dijeni shkaku i pozitave udhëheqëse në Shtab të Përgjithshëm, lidhur me pretendimet për krimet që janë kryer dhe kanë pasur qëllim që ta marrin pushtetin në Kosovë përmes tyre.

Ish-drejtuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së i kanë mohuar të gjitha këto akuza. Ata kanë thënë se UÇK-ja nuk kishte hierarki të tillë, meqë peshën kryesore e kishin komandantët e zonave dhe se kishte për qëllim ta luftonte Serbinë e jo civët.

Related Articles