Analisti politik, Sadri Ramabaja që kishte qenë i akuzuar në një proces gjyqësor, ka sulmuar përsëri ish presidentin e vendit, Hashim Thaçin pas lajmit se Gjykata Speciale ka refuzuar lirimin e tij me kusht.
Thaçi që po mbahet tash e trembëdhjetë muaj në paraburgim në Hagë është akuzuar nga Ramabaja se vazhdon të ketë ndikim në gjyqësinë kosovare.
Për ta bërë një pretendim të tillë, analisti që mbështet pushtetin, Ramabaja, ka përmendur pikërisht arsyet e dhëna nga Gjykata Speciale.
“Gjykata Speciale vendos kështu meqë ajo nuk drejtohet nga gjykatës marioneta të PRONTOMAFISË, si puna e Naime Krasniqit-Jashanicës.” – ka deklaruar z. Ramabaja.
Syri i Popullit si organizatë ishte parë përgjegjëse për tentim-vrasjen ndaj avokatit kosovar, Azem Vllasit, në një rast që kishte tronditur opinionin.
Ramabaja kishte qenë figurë relativisht e panjohur në Kosovë derisa Prokuroria kishte ngritur pretendimet se i takonte atij grupi./Gazeta Enigma/