Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut, në rastin e gjykimit për pengim të dëshmitarëve.
“Në vendimin mbi rishikimin e paraburgimit më 3 dhjetor 2025, Gjykatësi i Vetëm urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt dhe Fadil Fazliut. Gjykatësi Gosnell konstatoi se ekziston rreziku real që të akuzuarit, nëse do të liroheshin, mund të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë vepra penale të tjera”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specialuzuara.
Aktakuza kundër të lartpërmendurve u konfirmua më 29 nëntor dhe u bë publike më 6 dhjetor 2024.
Ndërkohë, avokati i Fazliut të mërkurën njoftoi se Gjykatës iu është oftuar dorëzani prej 40 mijë eurosh në këmbim të lirimit me kusht, por duket se një gjë e tillë nuk e ka bindur Gjykatën. /Gazeta Enigma
