Në mesditë ka udhëtuar drejt Hagës, një tjetër komandant i UÇK-së nga rajoni i Prizrenit, Sadik Halitjaha.
Gazeta 10 ka mësuar nga burime të saj se Halitjaha ka udhëtuar nga Aeroporti i Prishtinës në ora 12:30 me ftesë të Prokurorisë Speciale.
Ish-eprori i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ishte ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim para dy vitesh.
“Sikur shumë luftëtarë të tjerë të UÇK-së, ne kemi fatin e përbashkët, sidomos eprorët që nga kreu i SHP të UÇK-së e deri në nivel të zonave kanë arritur t’ i thërrasin Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara të Hagës. Unë kam marrë ftesën më 17 dhjetor të vitit 2019 dhe duhet të paraqitem më 28 janar të këtij viti” pati shkruar ai.