Atletico Madridi dhe Liverpooli kanë hedhur në fushë tërë arsenalin e tyre, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes tyre, ku në fund fituan anglezët me rezultat 3-2.
Pjesa e parë solli një ndeshje të jashtëzakonshme, ku u shënuan katër gola.
Goli i parë erdhi në minutën e 8-të të takimit, ku James Milner i devijon rrugën një topi të goditur nga Mohamed Salah për 0-1.
GOOOL MOHAMED SALAH ⚽️
Atlético de Madrid 0 ???? 1 Liverpool #UCL
pic.twitter.com/4SOSs21K6S— Garra Sports (@GarraSportsMx) October 19, 2021
Vetëm pesë minuta më pas Naby Keita shënoi një super gol për 0-2.
GOLAZO NABY KEITA ⚽️
Atlético de Madrid 0 ???? 2 Liverpool #UCL
pic.twitter.com/AktLZ9Du0V— Garra Sports (@GarraSportsMx) October 19, 2021
Por Atletico Madridi nuk u dorëzua dhe me Antoine Greizmann u kthye në lojë.
Ishte minuta e 21-të kur një goditjeje të Koke, francezi e drejton drejt rrjetës për 1-2.
GOOOL GRIEZMANN ⚽️
Atlético de Madrid 1 ???? 2 Liverpool #UCL
pic.twitter.com/9JvlKLLbZn— Garra Sports (@GarraSportsMx) October 19, 2021
DOBLETE DE GRIEZMANN ⚽️
Atlético de Madrid 2 ???? 2 Liverpool #UCL
pic.twitter.com/7CbA0GVvTV— Garra Sports (@GarraSportsMx) October 19, 2021
Greizman që ishte heroi në pjesën e parë, duke ndihmuar që rezultati të rikthehej, u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 52-të.
Ky moment zbehi tempon e lojës, duke bërë që spanjollët të jenë më të kujdesshëm.
Por në minutën e 78-të, Liverpooli fitoi një penallti pas Diogo Jota u rrëzua në zonë.
Mohamed Salah ishte i saktë nga pika e bardhë për 3-2.
GOOOL MOHAMED SALAH ⚽️
Atlético de Madrid 2 ???? 3 Liverpool #UCL
pic.twitter.com/BmrjRquoFS— Garra Sports (@GarraSportsMx) October 19, 2021
Atletico kërkoi një penallti në fundin e ndeshjes, por që pasi u akordua, në shikimin në VAR, u anulua.
Liverpooli ka 9 pikë tani, ndërsa Atletico Madridi ka 4 pikë.